Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës pasi ka analizuar javën e dytë në Superligën e Kosovës në futboll ka marrë disa vendime për të padisiplinuarit.
Trajneri i Llapit Tahir Batatina është dënuar me dy ndeshje mosdrejtim të skuadrës pas kartonit të kuq që mori në sfidën ndaj Dritës |(0:0), shkruan Demokracia.com.
Disiplinori ka hapur procedurë edhe ndaj trajnerit të Drenicës, Tahir Lushtaku ndaj të cilit ka kërkuar deklaratë shtesë.
Vendimet e Komisionit Disiplinor
Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 01.09.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dytë të BKT Superligës dhe xhiros së parë të VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022 si dhe të javës së parë të Ligës së Parë në konkurrencën e femrave. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
VENDIME
Kryetrajneri i FC Llapi Tahir Batatina: Në minutën e 86 në ndeshjen Drita –Llapi është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; DËNOHET me ndalesë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.
Përfaqësuesi i zyrtar i FC Llapi, Muhamet Rexhepi: Në minutën e 86, në ndeshjen Drita –Llapi pas ofendimeve të rënda drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes, i njëjti është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; DËNOHET me ndalesë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.
Lojtari i KF Ulpiana, Silvester Shkalla: Në minutën e 62, në ndeshjen Ulpiana – Malisheva shkakton ndërhyrje të rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore ; DËNOHET me ndalesë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.
FC Drita; Në minutën e 86 të ndeshjes Drita –Llapi, tifozët e FC Drita, kanë hedhur dy (2) shishe PVC të mbushura në drejtim të bankinës së FC Llapi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore ; Dënohet me shqiptimin e masës disiplinore ; Vërejtje e fundit.
Hapja e procedurave disiplinore ndaj:
Kryetrajnerit të KF Drenica, Tahir Lushtaku; Në minutën e 83, në ndeshjen Dukagjini-Drenica hynë në fushë dhe fyen rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka i njëjti është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë plotësuese nga kryetrajneri i KF Drenica, Tahir Lushtaku lidhur me rastin. Afati datë : 06.09.2021 ora 13:00. /Demokracia.com