Sport
Disiplina dënon keq ish-futbollistin e Dritës që u përfshi në rrahje të tmerrshme
Demokracia
19:12 | 17 Shkurt 2021

Share:

Komisioni i Disiplinës i FSHF-së ka dhënë ditën e sotme vendimet, për sa i përket javës që lamë pas në futbollin shqiptar, shkruan Demokracia.com.

Disiplina nuk ka toleruar dhunën në në Ballsh, në ndeshjen mes Bylisit dhe Laçit, teksa ka pezulluar me 10 ndeshje nga aktiviteti futbollistin e kurbinasve Kyrian Nwabuezen, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe në kampionatin e Kosovës te Drita.

Dënimit nuk i ka shpëtuar as zyrtari i Bylisit, Ermal Hasimaj, i cili është pezulluar për 9 ndeshje nga aktiviteti futbollistik.

Nwabueze Kyrian Chinazorm, u dënua për shkak të sulm fizik ndaj kundërshtarëve duke shkaktuar më pas një rrëmujë të tmerrshme në fushë.

 

VENDIMET E DISIPLINËS:

  1. Lojtari i KF Laçi, Nwabueze Kyrian Chinazorm, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i KF Bylis, Xhoi Carkanji, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Zyrtari i KF Bylis, Ermal Hasimaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Shkëndija C.T U-19, për dështim në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 Grupi A, kundër KS Korabi, në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë midis F.C Bulqiza dhe FK Tërbuni. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
  6. Rrëzimin e kërkesës së KF Sopoti, në lidhje me lojtarin Orgest Tanushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. /Demokracia.com

Të ngjashme