Sport
Disfata në minutat shtesë nervozon stafin e Newcastle, njëri hodhi diçka drejt stolit të Liverpoolit
Demokracia
10:37 | 01 Shtator 2022

Share:

Fitorja e Liverpoolit në minutën e tetë shtesë i nervozoi shumë stolin e Newcastle United.

Liverpooli triumfoi 2:1 të mërkurën mbrëma në “Anfield” me golin e Carvalhos të realizuar në minutën e tetë shtesë, shkruan Demokracia.com.

Fakti që i riu shënoi në minutën e tetë shtesë, ndërsa ishin vetëm pesë minuta shtesë, shtoi reagimet e ashpra nga ekipi dhe tifozët e mysafirëve.

Dhe kjo bezdi duket se ka vluar vërtet për një anëtar të stafit në stolin e mysafirëve, me pamjet që tregojnë se hodhi diçka drejt stolit të Liverpoolit.

Mëposhtë mund ta shikoni momentin./Demokracia.com/

Të ngjashme