Chelsea ka nisur me disfatë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, duke pësuar nga Dinamo Zagrebi në Kroaci.
“Blutë” e Londrës u mposhtën 1:0 nga Dinamo në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, shkruan Demokracia.com.
Futbollisti me notën më të ulët te Chelsea ishte Raheem Sterling i cili u vlerësua me notën 6.4 nga sajti i vlerësimeve “SofaScore”.
Futbollisti më i vlerësuar te londinezët ishte Mason Mount që mori notën 7.5.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja debutoi në Ligën e Kampionëve me Chelsean në minutën e 60-të, por pa lënë gjurmë në këtë sfidë. Sulmuesi shqiptar mori notën 6.5 për minutat sa u aktivizua.
Ndërkaq, lojtari me notën më të lart në këtë takim ishte mbrojtësi i krahut, Dino Periq që u vlerësua 8.1.
NOTAT E LOJTARËVE: