Lajme
Disa vendvotime ende të hapura
Demokracia
19:07 | 14 Shkurt 2021
Qytetarët duke pritur në radhë për të votuar pak para orës 19:00, në Skenderaj.

Share:

Për shkak të numrit të madh të votuesve të cilët ende po presin në vendvotim për të hedhur votën e tyre, disa vendvotime nuk janë mbyllur në orën 19:00.

Për këtë ka ndikuar edhe moti por edhe masat për parandalimin e pandemisë së Covid-19.

Në tërë Kosovën, për shkak të kushteve atmosferike dhe rrugëve të mbuluara me akull, qytetarëve u është dashur më shumë kohë që të arrijnë deri tek vendvotimet. Në vet vendvotime, qytetarët është dashur të mbajnë distancë dhe nuk janë lejuar të hyjnë në numër më të madh në vet dhomat ku është votuar.

 

Të ngjashme