ShowBiz
Disa vajza interesohen për Ledrin – Ja si iu përgjigjet këngëtari
Demokracia
10:01 | 27 Qershor 2024

Share:

Ledri Vula është një nga reperët më të dashur e të përfolur të estradës dhe jeta personale e tij është gjithmonë në fokus.

Së fundmi, në festivalin South Outdor Fest ku ai mori pjesë, Ledri u pyet nga gazetarja e Top Channel nëse ishte ‘single’.

Pyetja, siç tha gazetarja ishte nga një grup i vajzave që ishin të pranishme aty.

“Kisha një grup të gocave që më thoshin pyete pak Ledrin a është single, a po jo”, e pyeti ajo reperin e njohur.

Ledri më pas dha një përgjigje që shumë pak e pritën.

“Hajde le të më pyesin vet, po i pres atje”, ishte përgjigjja e tij.

Videoja e publikuar në rrjetin social Instagram, po bën xhiron me të madhe.

Të ngjashme