Lajme
Disa të vdekur pasi makina përplas turmën në Kanada
Demokracia
09:22 | 27 Prill 2025

Share:

Policia e Vancouver tha se “shumë të tjerë” u plagosën gjatë një incidenti në një festival rruge të shtunën në mbrëmje.

Një “numër njerëzish janë vrarë” pasi një makinë u përplas në një turmë në qytetin kanadez të Vancouver-it, ka thënë policia lokale.

Policia e Vancouver tha se “shumë të tjerë” u plagosën gjatë një incidenti në një festival rruge të shtunën në mbrëmje.

Forca tha se shoferi është në paraburgim.

Nuk dihet ende se sa persona janë vrarë.

Në një postim në X, policia tha se “një shofer u përplas me një turmë në një festival rruge në E. 41st Avenue and Fraser” pak pas orës 20:00 me orën lokale të së shtunës (03:00 GMT e diel).

“Ne do të japim më shumë informacion ndërsa hetimi do të zhvillohet”, vazhdoi një deklaratë.

Mediat lokale raportuan se një grup këmbësorësh u godit nga një makinë gjatë festivalit vjetor Lapu Lapu, i cili feston kulturën filipinase.

Pamjet e paverifikuara në rrjetet sociale treguan një numër makinash policie, ambulanca dhe zjarrfikëse në vendngjarje, me të plagosur të shtrirë në tokë.

Të ngjashme
Lajme • 27 Prill 2025