Lajme
Disa prej ‘turpërimeve’ që ia bëri Besnik Bislimi zyrës së tij më 2023
Demokracia
20:56 | 31 Dhjetor 2023

Share:

Besnik Bislimi, për nga skandalizimet, është i pashtershëm dhe shterrues.

E kemi njeriun e dytë në qeveri, por s’kemi të dytë si ai për nga kalibri.

Për një njeri të çpasionuar nga politika dhe publikja, atë që ofron ai mund të jetë edhe puro argëtim.

Krejtësisht i çakorduar dhe shkapërderdhur, hajde të shohim disa nga momentet e përzgjedhura domethënëse, përkatësisht më padomethënëse, të tij, gjatë tërë këtij viti.

Si parathënie, duhet të themi se me nis me fol për Bislimin është shumë më vështirë se me u ndalë – por, besën e keni, që ndalem.

Numër një: Nxënia flagrante në rrenë në konferencë për media në shtator – që u kap në moment nga Nacionalja.

Se a është skuqur – kurrë s’e dimë.

Gjatë kohës sa po akuzonte mediat si të paguara nga Serbia që po ia shtrembojnë deklaratat – saktësisht atë deklaratë po e bënte edit dhe po e redakonte në Fejsbukun e tij. Madje edhe mediave në email ua kishte dërguar intervistën për Danas ku kishte thënë vet “lëshim i madh”.

Gënjeshtra, thonë, mund të udhëtojë gjysmën e botës derisa e vërteta është ende duke i lidhur këpucët. Por, e vërteta, sado e ngadalshme, Besnik Bislimin, e zë kollaj.

Okej, kjo sa për fillim.

E dyta, një marrëveshje e negociuar eksluzivisht nga ai ishte ajo për personat e zhdukur me dhunë dhe të pagjetur që nga lufta.

Provoi t’ia faturojë Andin Hotit se ai e ka negocuar – por, e vërteta qëndroi ndryshe

Në titull është thjesht Deklaratë për të Pagjeturit.

Por, pse janë të pagjetur ata?

Diku në paragraf të tretë në rresht të fundit thuhet “përfshirë edhe ata të zhdukur me forcë”.

Qysh? Qysh “përfshirë edhe ata të zhdukur me forcë”. Të githë janë të zhdukur me dhunë – rreth 1 mijë e 600 persona. Nuk ka “përfshirë edhe ata” sikur të ishin një 20 apo 30 të zhdukur me dhunë, të gjithë janë të zhdukur me dhunë.

Por, kjo është marrëveshja e Bislimit.

Për më tepër, nuk e ka as termin zyrtar të OKB-së “enforced dissapearance” që është edhe kategori juridike dhe që do t’i linte pasoja ligjore Serbisë dhe do ta bënte atë përgjegjëse në nivel sistematik shtetëror.

Është thjesht “forcibly dissapeared”, fjalë kjo që s’e shtrëngon ligjërisht Serbinë në asgjë dhe s’njihet në asnjë terminologji për të zhdukurit me dhunë.

E treta: Marrëveshja më afër interesave të Serbisë

Për Serbinë është e rëndësishme që të mos jetë dokument final dhe të mos ketë njohje reciproke. Nga kjo perspektivë do të thoja që propozimi frankogjerman i afrohet shumë më shumë pozicionit të Serbisë”.

Bislimi, qysh në start të arritjes së marrëveshjes në fillim të këtij viti – kur së paku nganjëherë i dilte sinqeriteti në sipërfaqe – na tregonte në fakt se Marrëveshjes do të ishin në favorin serb.

Pjesa tjetër brenda vitit është veçse mish brenda kësaj skeleture.

Të ngjashme