Lajme
Disa orë pas takimit, Qeveria njofton se çka u diskutua me ambasadorët e QUINT-it
Demokracia
17:00 | 12 Maj 2023

Share:

Shumë orë i janë dashur Qeverisë së Kosovës që të shkruajë një komunikatë se çfarë u diskutua në takimin ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorëve të vendeve të QUINT-it dhe shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szyoung. 

Në qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Kosovës, thuhet se në këtë takim u diskutua për procesin e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë dhe Aneksin e Zbatimit nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel dhe ai i 18 marsit në Ohër ndërmjet të dyja shteteve.

“Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi theksuan se Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i Zbatimit duhet të zbatohen pa kushte, pa vonesa dhe në mënyrë të plotë. Gjithashtu, u përmend nevoja që BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme që po i bën marrëveshjes.”, është thënë në komunikatë, përcjell Demokracia.com.

Po ashtu Qeveria, ka njoftuar se procesi i dialogut do të vijojë me takimin e radhës të nivelit të kryenegociatorëve që pritet të zhvillohet të hënën e ardhshme, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit.​

Të ngjashme