Lajme
Disa nga momentet e humbura gjatë inaugurimit të Joe Biden
Demokracia
15:55 | 21 Janar 2021

Share:

Joe Biden është zyrtarisht President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris është Zonja e parë Zëvendës Presidente e vendit dhe Lady Gaga këndoi himnin kombëtar, të gjitha këto priteshin, raportojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

Më poshtë gjeni disa nga momentet interesante gjatë inaugurimit të Presidenit të ri të cilat mund t’i keni humbur por që shumë shpejt morën vëmendjen e publikut

Dorezat e Bernie Sanders

Fotografia e senatorit të Vermontit, Bernie Sanders kur ai po qëndronte i ulur në një karrige gjatë motit të ftohtë në Uashington, teksa pritej të bëhej inaugurimi i rivalit të tij Joe Biden, shpejtë bëri xhiro në mediat sociale.

Ajo që ra në sy ishin dorezat e tij prej leshi të kaftë që të njejta i  kishte veshur edhe gjatë fushatës së vitit të kaluar. Edhe pse fillimisht u tallën me të rezulton se ekziston një histori e ëmbël pas veshjes së tij të veçantë. Dorezat thuhet se ia kishte bërë një mësues nga vendi i tij i lindjes, duke përdorur triko të leshta të ricikluara dhe shishe plastike të ricikluara.

 

Përplasja historike e grushtit

Barack Obama dhe Kamala Harris shkëmbyen një përplasje grushti gjatë ditës së inaugurimit. Obama ishte afrikano-amerikani i parë i cili arriti të bëhej President i Amerikës. Gjithashtu Kamila Harris tani është e para aziano-amerikane si Zëvendës Presidente e ShBA-së.

 

Momenti u festua në internet si një kalim historik i pishtarit midis dy shtigjeve politike, të vetmit amerikanë me ngjyrë në histori të zgjedhur për të shërbyer në Shtëpinë e Bardhë.

Batanija e Janet Yellen

Edhe sekretarja e Presidentit Biden për departamentin e Thesarit Janet Yellen ra në sy teksa ishte e mbështjellë me një batanije  në Capitol Hill e veshur me një gëzof të zi, një maskë dhe doreza të zeza. Emërimi i saj pritet të miratohet, që do të thotë se SH.B.A. së shpejti do të ketë sekretaren e parë grua në departamentin e thesarit.

Shoqërimi i Zëvendës Presidentes nga Eugene Goodman

Zëvendës Presidentja Kamala Harris kishte një shoqërues të posaçëm të sigurisë gjatë ditës së djeshme, Oficerin e Policisë së Capitollit Eugene Goodman.

Goodman është vlerësuar si një hero pas veprimeve të tij gjatë sulmit në Capitol Hill gjatë këtij muaji. Pamjet nga brenda kryengritjes vdekjeprurëse tregojnë se oficeri drejton me duar të vetme një turmë larg dhomës së Senatit, ndërsa ligjvënësit u fshehën brenda.

Veprimet e tij thuhet se u dhanë ligjbërësve një shans për të shpëtuar nga dhoma dhe për të lëvizur në një vend të sigurt para se protestuesit të hynin.

Ndryshimi i veshjes së Melania Trump

Gjatë ditës së djeshme teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë, Melania Trump bëri një ndryshim të veshjes në mes të fluturimit  nga një pallto e zezë në një fustan të ndritshëm, me shumë ngjyra. Përdoruesit e mediave sociale u treguan të shpejtë se Zonja Trump duket se po i përshtatet jetës së saj të re, pas Zonjës së Parë.

Ish Presidenti Trump dhe ish Zonja e Parë Melania Trump munguan në inagurimin e Presidenitit të ri./Demokracia.com

 

Të ngjashme