Lajme
Disa miliarderë rusë rritën pasurinë mbi 10 miliardë dollarë, pavarësisht sanksioneve nga SHBA dhe BE
Demokracia
16:04 | 27 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Përkundër sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe Bashkimi Evropian, rusët më të fuqishëm në biznes kanë rifituar një pjesë të pasurisë së tyre.

Pas gati një muaji prej se kur u vendosen sanksionet, aksionet në Moskë u rritën, sipas indeksin MOEX Rusia.

Rusët me pasuri të lidhura në aksione shtuan 2.7 miliardë dollarë pasurin, teksa gjatë ditës së enjte shifra shkoi deri në 10 miliardë dollarë shkruan Bloomberg, bazuar në Indeksin e Miliarderëve, në të cilin përfshihen 500 njerëzit më të pasur në botë.

Dhjetëra miliarderë rusë u sanksionuan nga BE e ShBA, pasi Kremlin filloi luftën kundër Ukrainës.

Disa prej miliarderëve zhvendosën pronësinë e aksioneve të tyre, por për 10 më të fuqishmit, aksionet rifilluan tregtimin, gjë e cila bëri që fitimet të shtoheshin.

Leonid Mikhelson dhe Gennady Timchenko rritën pasurinë e tyre me më shumë se 1 miliard dollarë të enjten. Timchenko u sanksionua nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe SHBA, megjithëse Mikhelson nuk e prek nga sanksionet.

Ndërsa Vladimir Potanin, i cili nuk është sanksionuar, mbetet personi më i pasur i Rusisë me një pasuri prej 26.3 miliardë dollarësh.

Të ngjashme