Aknet na shqetësojnë gjithmonë kur ato shfaqen në lëkurën tonë.
Ato shpesh shkaktohen nga faktorë të jashtëm dhe mund të trajtohen lehtësisht.
Këto janë disa mënyra se si mund t’i trajtoni aknet të cilat shfaqen në pjesë të ndryshme të trupit.
Në shpinë
Ato mund të shkaktohen nga rripat e çantës së shpinës ose rrobat sintetike shumë të gnushta. Nëse keni puçrra të vogla të kuqe, atëherë ndoshta është një reagim ndaj agjentëve pastrues ose kimikateve shtëpiake. Një pasion për ushqimin e yndyrshëm dhe të skuqur mund të jetë gjithashtu një arsye për shfaqjen e akneve.
Puçrrat e tilla trajtohen mirë me banjë me ujë të kripur një herë në javë ose larje të lehtë me uthull molle dhe ujë në një raport 1: 2.
Në gjoks
Shkaku më i zakonshëm i puçrrave në gjoksin tuaj është një reaksion alergjik ndaj pluhurit larës ose xhelit të dushit. Puçrra të tilla mund të ndodhin edhe si reagim ndaj pijeve të ftohta, erëzave dhe prodhimeve të detit.
Përzieni pak sodë buke me ujë, dhe masazhoni lëkurën tuaj me masën që keni krijuar. Më pas lajeni me ujë të ngrohtë.
Në qafë
Një jakë e ngushtë mund të ngacmojë lëkurën tuaj dhe të shkaktojë puçrra. Aknet në qafë gjithashtu mund të jenë rezultat i një alergjie ndaj shamponit ose shpëlarjes së flokëve. Megjithatë, një tjetër shkak i zakonshëm për puçrrat është pasioni për ëmbëlsirat.
Fshijeni qafën me një pambuk të lagur me lëng limoni, lëreni të pushojë për 10 minuta dhe më pas lajeni me ujë të ngrohtë.
Në duar
Problemet e sistemit të tretjes, reagimet alergjike ndaj detergjenteve dhe antibiotikët mund të shkaktojnë shfaqjen e puçrrave. Nëse shkoni në një pishinë, saunë ose palestër mjaft shpesh mund të keni kapur një infeksion mykotik që ndez dhe rezulton në puçrra.
Nëse puçrrat nuk janë shkaktuar nga kërpudhat, atëherë ato mund të shpëtojnë me lëng patate: thjesht prisni një patate të gjallë në gjysmë dhe fërkojeni me atë zonat tuaja problematike. Më pas lajeni pas gjysmë ore.
Në këmbë
Higjiena e dobët dhe rrobat sintetike të ngushta janë arsyet më të zakonshme kur bëhet fjalë për shfaqjen e akneve në këmbë. Puçrrat mund të ndodhin edhe pas rruajtjes së qimeve.
Shtoni 5-6 pika vaj peme (tea-tree oil) në xhelin tuaj të dushit dhe lani si zakonisht.