Auto&Tech
Disa këshilla të dobishme për veturën e ngrirë
Demokracia
12:58 | 20 Janar 2021

Share:

Në periudhën e dimrit, sidomos kur ka të reshura bore dhe temperaturat bien nën zero, momentet e para në veturë mund të jenë sfiduese. Këshillat e mëposhtme mund të tregohen shumë të dobishme në këto raste, shkruan Demokracia.com

Parandalimi i ngrirjes është gjithmonë opsion më i mirë se sa përpjekja për të hequr akullin gjë që mund të shkaktojë edhe dëme në pjesët e ngrira.

Për të parandaluar ngrirjen tek dyert, është goma brenda derës ajo që ngrihet dhe e vështirëson hapjen e derës. Prandaj, që të mos ngrihen dyert, lyejeni gomën në brendësi të derës me substanca që pengojnë ngrirjen. Gjithnjë më e mira është që të përdoren preparatet e prodhuara mu për këtë qëllim e që gjenden në shitoret në pika karburanti apo në ato të specializuara për vetura. Por, nëse nuk keni një të tillë, mund ta lyeni gomën me glicerinë apo me vazelinë. Bën punë edhe ndonjë kremë që ka si bazë këto substanca. Por mund të përdorni vaj ushqimor me origjinë bimore. Por keni kujdes që të mos përdorni ndonjë substancë që e dëmton gomën. Prandaj, lexoni përmbajtjen e substancës që përdorni.

Njësoj veproni edhe me bravën e çelësit. Bëjeni çelësin me glicerinë apo me vazelinë sa herë e përdorni gjatë dimrit ashtu që këto të mbeten brenda në vrimën e çelësit. Veçoria e tyre që të mos ngrihen do të pengojë që lagështia brenda vrimës së çelësit ta ngrijë tërë mekanizmin. Por, edhe këtu, më e preferuara është që të përdoren substanca apo sprejë të dedikuar për këtë. Provoni edhe thjeshtë të mbani gishtin në vrimën e bravës, që ngrohtësia e gishtit të shkrijë akullin, por kjo mund të marrë kohë.

Që fshesat e xhamave të mos ngrihen dhe të “ngjiten” në xham, mund t’i “vishni” ato me çorape të vjetra. Pasqyrat e jashtme mund t’i mbështillni me qese plastike.

Xhamin përpara dhe mbrapa, nëse nuk keni mbulesë speciale për këto nevoja, mund t’i mbuloni me karton apo me qarqaf që do të pengoni ngrirjen. Por mos i përdori gazetetat për këtë.

Por si të veproni kur dyert apo brava tanimë është ngrirë

Së pari, provoni të shtyni derën, sikur do ta mbyllni me forcë. Presioni mund ta thyejë akullin brenda në gomë dhe dera të hapet. Nëse kjo nuk funksionon, provoni të derdhi rreth derës ujë të vakët, por jo ujë shumë të nxehtë. Në raste urgjente mund të përdorini edhe anti-friz, por keni kujdes mos ta përdorni shpesh sepse mund ta dëmtojë gomën.

Për bravën e ngrirë provoni të ngrohni çelësin me shkrepëse e pastaj ta hapni derën. Por mos i ngrohni çelësat që kanë edhe çip apo elektronikë tjetër. Përzierja e alkoolit dhe ujit, apo edhe vetëm alkooli që e keni në xhep për të pastruar duart në këto ditë pandemie, mund të kryejë punë gjithashtu.

Për xhama, nëse nuk keni pranë vetes preparatet e gatshme për të shkrirë akullin, atëherë përdorni përzierje të akullit dhe ujit, dy të tretat alkool e 1 e treta ujë, ashtu që të shkrihet akulli. Këtë përzierje mund ta përdorini edhe në bravën e ngrirë por edhe për dyert e ngrira.

Çfarë mos të bëni

Po aq e rëndësishme të dini se çfarë të bëni është të dini edhe se çfarë të mos bëni.

Asnjëherë mos e tërhiqni me forcë dorëzën e derës së ngrirë pasi mund ta thyeni dorëzën apo të dëmtoni gomën brenda dyerve.

Mos provoni të fusni çelësin me zor në bravë apo ta rrotulloni me zor. Mund ta dëmtoni çelësin apo/dhe bravën.

Mos përdorni ujë shumë të nxehtë. Elementet mund të dëmtohen nga shoku termal dhe të bëni dëme më të mëdha se sa vetëm ngrirja./Demokracia.com

Të ngjashme