Lifestyle
Disa këshilla për të bërë grimin tuaj t’i rezistojë nxehtësisë
Demokracia
08:51 | 15 Qershor 2021

Share:

Ndonëse të gjtihë mezi presim stinën e verës, kjo stinë ka edhe një anë të shëmtuar.

Kur është fjala për bukurinë, ditët e nxehta nënkuptojnë një gjë: Make up-i nuk qëndon gjatë.

Gjatë kësaj periudhe, është e rëndësishme të ndryshoni rutinën tuaj të kujdesit në mënyrë që të evitoni grimin të mos “shkrihet”.

Djersa, e cila në mënyrë te paevitueshme mblidhet ne fytyrë, bën që të mos jetë i njëjtë sikur keni dalë nga shtëpia.

Por ka disa zakone që duhet t’i ndiqni për ta shmangur këtë problem. Aplikoni bazën e grimit. Përdorimi i një produkti të tillë stabilizon lëkurën, mbyll poret, rregullon vajin dhe në fund siguron një efekt mat.

Pasi të keni aplikuar kremin e diellit, aplikoni fondatinën. Zgjidhni një produkt me përbërje pa vaj dhe që të qëndrojë sa më gjatë. Aplikoni sa më pak produkt dhe mos u përpiqni ta mbuloni plotësisht fytyrën. Zgjidhni produkte të papërshkrueshme nga uji, pasi janë të domosdoshme në verë – duke filluar nga lapsi, produkti për vetulla apo korrektori.

Aplikoni fiksuesin e make up-it. Ky produkt stabilizon grimin dhe ky do të jetë hapi i fundit për ta bërë make up-in të qëndrojë sa më gjatë.

Të ngjashme