Lifestyle
Disa këshilla nga të martuarit që bëni mirë t’i mësoni përmendësh
Demokracia
18:06 | 05 Janar 2022

Share:

1. “Mos prisni që burri juaj të jetë gjithçka ju duhet në jetë. Ti ke akoma nevojë për shoqërinë tënde, për qëllimet dhe eksperiencat e tua…Mos hiq dorë prej tyre për partnerin.”

2. “Të kesh ti të drejtë eshtë më pak e rëndësishme sesa fakti që ju doni njëri-tjetrin. Kujtoni që një ditë do t’ju duhet të ndaheni përgjithmonë prej tij dhe kur kjo të ndodhë, do të pendoheni për çdo moment që e shpenzuat me inate të kota. Kjo është nga ato këshillat që s’e kupton kur je i ri dhe i papjekur, por vlen shumë.”

3.”S’ka asgjë të biesh në shtrat e mërzitur me të. Ndonjëherë, duhet kohë për ta ndarë reagimin nga përgjigjia jote dhe shtrati s’është vendi për diskutime të zjarrta. Merrni kohë të qetësoheni dhe të analizoni çdo lloj ndjesie kundrejt tij. Inatin e sotëm lëreni për nesër, jo çdo ditë gjërat do të shkojnë mirë.”

4. “Mos e përdorni kurrë si kërcënim ndarjen për të arritur qëllimet tuaja. As me shaka jo.”

5. “Mësohuni të kërkoni falje kur jeni gabim, edhe nëse kanë kaluar ditë nga diskutimi i fundit. Ndonjëherë qartësohemi me vonesë, por e rëndësishme është të tregojmë tolerancë dhe përulësi. Normalizoni faljen.”

6. “Para se të martoheni, sigurohuni që ndani të njëjtat vlera. Duket si këshillë klishe, por në fakt është çelësi. Mund të jeni të ndryshëm, por pikëpamjen për jetën dhe vlerat duhet ta keni njësoj.”

7. “Mos bini në dashuri vetëm se ndiheni vetëm dhe papritur doli dikush. Unë e kam bërë më parë dhe janë thjesht ca faza që të duket sikur ke gjetur “të duhurin” kur në fakt ishe thjesht duke kërkuar për “dikë”.”

8.”Mos bëni sherre në publik. Vini në siklet këdo rreth jush dhe është skena më e shëmtuar.”

9. “Seksi. Eshtë shumë i rëndësishëm në çdo marrëdhënie romantike, por çfarë duhet të mos harroni është që çdo partner është ndryshe nga tjetri. Flisni sa më shumë, mos prisni që gjërat të ndodhin vetë.”

10. “Mos i thoni vetes që do t’i ndryshoni ata. Nuk do t’i ndryshoni.”

11. “Nuk po martohesh vetëm me partnerin, po martoheni edhe me familjet e njëri-tjetrit. Të mbash një martesë të sukesshme s’ëshë e thjeshtë, por bëhet edhe më e vështirë nëse raporti me familjarët s’është i shëndetshëm.”

Të ngjashme
Lifestyle • 01 Korrik 2024