Lifestyle
Disa ide si të kombinoni fustanin e zi gjatë verës
Demokracia
19:09 | 21 Korrik 2021

Share:

Fustani i zi është një ndër veshjet që nuk del kurrë nga moda. Është pjesa e garderobës që zgjidh dilemën se çfarë të veshim dhe na shoqëron në çdo rast. Për t’u dukur sa më joshëse, është e nevojshme të bëni kombinimin me aksesorët e duhur.

Fustani i zi kombinuar me një çantë me thurje është padyshim një zgjedhje ideale për verën.

Një fustan i zi me gjatësi midi nuk duhet të mungojë në garderobë. Mund ta vishni gjatë mbrëmjes mund ta kombinoni me taka nudo dhe një çantë baguette.

Një fustan i lirshëm duhet ta shtoni patjetër në garderobë. Një palë sandale të sheshta janë të mjaftueshme për ta përshtatur me stilin minimal.

Në muajt e verës, vishni një kapelë të madhe prej kashte me fustanin tuaj të zi.

Veshja e vogël e zezë thjesht mund të kombinohet me shumë bizhuteri dhe një buzëkuq të kuq të zjarrtë.

Të ngjashme