Panxhari është një prej perimeve të nëntokës me vlera të larta ushqyese për organizmin e njeriut. Nga konsumimi i shpeshtë i tij, përmirësohen shumë funksione të përditshmërisë.
Po sjellim për ju disa prej benefiteve që do të përfitoni nëse e futni në shujtat tuaja të përditshëm panxharin, transmeton Demokracia.com
Para ushtrimeve – lëngu i freskët i panxharit sugjerohet të pihet disa minuta para ushtrimve fizike, duke i dhënë trupit forcë dhe më shumë energji.
Ndikimi në metabolizëm – konsumimi apo pirja e panxharit arrin të balancojë organizmin duke na hequr nevojën për ëmbëlsira apo ushqime të tjera me përmbajtje të sheqernave dhe yndyrave të pashëndetshme. Mirëpo edhe nëse nuk mund të i rezistoni ëmbëlsirave, konsumimi i panxharit do të bëj që pesha juaj trupore të jetë më e balancuar, për shkak të përmbajtjes së madhe të fibrave.
Tensioni i ulët i gjakut dhe hipertensioni – për njerëzit që kanë probleme me tension, si të ulët ashtu edhe të lartë, konsumimi i panxharit është një mënyrë alternative për kurim dhe mbajtje në kontroll.
Qarkullimi i gjakut – panxhari ndihmon në hapjen e enëve të gjakut dhe pastrimin e tyre.
Gjumë i mirë – kjo perime përmban shumë përbërës aktiv që ndikojnë edhe në funsionet e trurit si: kujtesa, transmetimi i impulseve nervore dhe zbutja e inflamacionit kronik.
Megjithatë, si shumica e gjërave, nuk këshillohet ta teproni me konsumim të panxharit, sepse mund të shkaktojë akumulimin e metaleve si hekuri, magnezi dhe fosfori në mëlçi./Denokracia.com