Lajme
Diplomojnë liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së
Demokracia
15:56 | 20 Mars 2022

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes kanë diplomuar liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së.

Mehaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se me programin mësimor të bazuar në modelin e sistemit arsimor të ushtrisë amerikane, kursantet zhvilluan aftësitë profesionale, përcjell Demokracia.com.

“Me program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të arsimor të ushtrisë amerikane, kursantët tanë, zhvilluan njohuritë dhe aftësitë profesionale të udhëheqjes së njësive në teatrot e operacioneve në  nivelin taktik. Forca drejtë sukseseve të radhës. Ne, së bashku me aleatët tanë, jemi të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes diplomojnë  liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së.

Me program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të arsimor të ushtrisë amerikane, kursantët tanë, zhvilluan njohuritë dhe aftësitë profesionale të udhëheqjes së njësive në teatrot e operacioneve në  nivelin taktik.

Forca drejtë sukseseve të radhës!

Ne, së bashku me aleatët tanë,  jemi të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm!/Demokracia.com/

Të ngjashme