Lajme
Diplomati rus jep dorëheqje për shkak të Ukrainës, Peskov: S’është më i yni, është kundër nesh
Demokracia
14:06 | 24 Maj 2022

Share:

Një diplomat rus që dha dorëheqje në shenjë proteste kundër pushtimit të Moskës në Ukrainë “nuk është më me ne, ai është kundër nesh”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

CNN e pyeti Peskovin për Boris Bondarev, diplomatin që njoftoi dorëheqjen e tij të hënën përmes një letre të hapur, në një konferencë me gazetarët të martën.

“Kremlini nuk është në dijeni të kësaj letre. Nëse ai ka qenë punonjës i Ministrisë së Jashtme, atëherë kjo është një pyetje për MPJ-në (Ministrinë e Punëve të Jashtme)”, tha Peskov.

“Këtu mund të themi vetëm se zoti Bondarev nuk është më me ne, përkundrazi është kundër nesh”, tha Peskov.

“Ai ka një pozicion në të cilin ai dënon veprimet e udhëheqjes ruse dhe veprimet e udhëheqjes ruse mbështeten nga pothuajse e gjithë popullata e vendit tonë”, tha Peskov kur u pyet për ta elaboruar se çfarë do të thotë “kundër nesh”.

“Kjo do të thotë se ky zotëri u shpreh kundër opinionit të përgjithshëm të konsoliduar të vendit tonë”, shtoi ai.

Bondarev, një veteran 20-vjeçar në shërbimin diplomatik të Rusisë, postoi një deklaratë në një llogari të tij në LinkedIn të hënën duke dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe duke kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse për bashkëpunim në atë që ai e përshkroi si një “luftë agresive” – gjuhë që është e ndaluar në Rusi sipas ligjeve të censurës së kohës së luftës./Gazeta Express/

 

Të ngjashme