Lajme
Diplomatët iranianë dogjën dokumentet sekrete para largimit nga Shqipëria
Demokracia
18:58 | 08 Shtator 2022

Share:

Diplomatët iranianë që patën ultimatum prej 24 orësh që të largohen nga Shqipëria besohet se para se të bëjmë këtë kanë djegur disa dokumente sekrete.

Kështu bëri të ditur në Info Magazine, gazetari nga Tirana, Lavdrim Lita, i cili konsideron se djegia u bë si asgjësim i dokumenteve që diplomatët s’mund t’i merrnin me vete në aeroport, njofton Klankosova.tv.

“Paraprakisht ambasada është zbrazur dhe diplomatët e paktë iranianë që kishin mbetur janë larguar nga Shqipëria nga Aeroporti i Rinasit. Gjatë natës ka pasur djegie të dokumenteve sensitive dhe sekrete si dhe dokumente tjera protokollare të cilat nuk janë lejuar që të qarkullojnë drejt aeroportit nga frika që kanë pasur për sekuestrim dhe kështu është bërë asgjësimi i tyre”.

“Mendohet se Ambasada e Iranit ka qenë bazë për organizimin e disa pretendimeve që ka pasur Shërbimi Sekret Shqiptar dhe policia ndaj grupit të munxhahedinëve – opozitarëve iranianë që ndodhen në Durrës. Pra, këto djegie kanë qenë pjesë e asgjësimit të dokumentacionit sekret”, tha Lita.

Kujtojmë se vendimi për ndërprerjen e marrëdhënieve me ambasadën iraniane në Shqipëri u dha paraditen e së mërkurës nga kryeministri, Edi Rama, i cili tha se ishte provuar që Irani qëndronte pas sulmeve kibernetike të 15 korrikut ndaj sistemit të shërbimeve online.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024
Lajme • 02 Qershor 2024