Lajme
Diplomacia në këmbë pas fjalimit të Putinit: Mblidhen ministrat e BE-së dhe G7
Demokracia
10:45 | 22 Shtator 2022

Share:

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord në një takim jozyrtar të jashtëzakonshëm në New York për të vazhduar me sanksionet e reja kundër Rusisë, njoftoi përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, pak orë pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm.

Ministrat ranë dakord gjithashtu të vazhdojnë dërgesat e armëve në Ukrainë, raporton Reuters.

Duke folur për gazetarët n Borrell tha tha se ministrat e 27 vendeve anëtare të BE-së që marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së morën një vendim politik në margjinat e këtij sesioni për të aplikuar masa të reja sektoriale dhe individuale ndëshkuese ndaj Moskës.

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian do të mbajë takimin e radhës zyrtar në mes të tetorit, kur mund të zyrtarizohet një pako e re sanksionesh, sipas agjencisë britanike.

Gjithashtu, në New York u takuan ministrat e jashtëm të grupit të shtatë (G7) të ekonomive më të zhvilluara. Ata konfirmuan gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi.

“Ne riafirmuam se vendet e G7 po punojnë së bashku për të mbështetur Ukrainën dhe për t’iu përgjigjur krizës së ushqimit dhe energjisë,” u tha Hayashi para gazetarëve në një konferencë shtypi.

Të ngjashme