ShowBiz
Diplo para performancës në “Sunny Hill”: Kosova, vendi magjik i yjeve të popit
Demokracia
20:24 | 07 Gusht 2022

Share:

Sonte mbahet nata e katërt dhe e fundit e festivalit “Sunny Hill”.

Ky festival po mbahet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Netët e kaluar performuan artistë të njohur nga e gjithë bota, përfshirë edhe Dua Lipën, ku edhe është organizatore e këtij festivali.

Teksa sonte është nata e fundit, publiku do të shoqërohet me muzikë elektrizuese, ku do të performojë Dj i njohur amerikan, Diplo dhe shumë Dj të tjerë.

DJ Diplo para performancës në “Sunny Hill” ka bërë një postim në ‘Instagram’ ku përmend Kosovën.

“Mirë se vini, në vendin magjik të yjeve të popit, Kosovë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme