Sport
Dion Berisha nënshkruan me Bayern Munich
Demokracia
15:56 | 01 Qershor 2023

Share:

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës u21, Dion Berisha, ka nënshkruar kontratë me gjigantin gjerman FC Bayern Munich.

Ka qenë vet klubi bavarez që e konfirmoi këtë lajm përmes rrjeteve sociale.

“Dioni është talent ambicioz dhe ka punuar me përkushtim të madh te ekipi i Augsburgut. Ai ka fituar tashmë përvojë në ligën rajonale dhe ne jemi shumë të kënaqur që ai tani dëshiron ti kap majat  në të ardhmen në futbollin profesionist.”, tha drejtori sportive i Bayern Munich Campus, Halil Altintop.

Dion Berisha pati debutuar me kombëtarën e Kosovës U15 në vitin 2018, ndërsa ishte pjesë e Augsburgut,kurse nga edicioni i ri do të luaj për Bayernin ll me trajner Holger Seitz, që bën gara në ligën rajonale.

Të ngjashme