Gjiganti kroat Dinamo Zagreb do të ketë një sfidë shumë të vështirë sonte në stadiumin “Maksimir”, ku do të ndeshet me Villarealin në kuadër të çerekfinales së Ligës së Europës, transmeton Demokracia.com.
Ndeshja nis nga ora 21:00, dhe pritet një luftë e ashpër. Kroatët do të tentojë të marrin një rezultat sa më të favorshëm në mënyrë që takimin kthyes ta presin më të qetë, derisa spanjollët pretendojnë të kryejnë punë qysh në ndeshjen e parë.
Tashmë gjithçka është gati dhe dyja skuadrat kanë paraqitur formacionet zyrtare derisa ylli i Kosovës në radhët e Dinamos, Lirim Kastrati këtë ndeshje do ta nis nga bankina.
Më poshtë gjeni formacionet zyrtare. /Demokracia.com