Lajme
Dinamizohet dialogu: Pesë ndërkombëtarë të premten në Kosovë
Demokracia
13:58 | 18 Janar 2023

Share:

Të premten në Prishtinë pritet të vijnë përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një fazë që paraqet dinamikë të re të dialogut Kosovë-Serbi.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Gjermanisë, të Francës dhe të Italisë do të qëndrojnë të premten në Kosovë.

Kështu ka thënë zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano.

“Emisari Lajçak do të udhëtojë këtë javë në rajon, që është në kuadër të tentimeve për ta avancuar dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Lajçaku do ta vizitojë Kosovën e Serbinë këtë të premte. Në Prishtinë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti e në Beograd me presidentin Aleksandar Vuçiq, ku do të diskutohen hapat e ardhshëm në normalizimin të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Në këtë vizitë emisari Lajçak do të përcillet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë, si dhe nga zv. sekretari amerikan Gabriel Escobar”, ka thënë Stano. /Demokracia.com/

Të ngjashme