Lajme
Dinamika e krimit në Tiranë, vrau kunatën dhe veten, identifikohen viktimat
Demokracia
10:48 | 08 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Shkozë, ku dy persona humbën jetën.

Raportohet se Roland Sinani ka vrarë kunatën (nusen e vëllait) Migena Sinani 37 vjeçe dhe më pas veten. Mësohet se në momentin e ngjarjes i vëllai nuk ka qenë në banesën ku ka ndodhur krimi, pasi punonte si taksist.

Ai ishte i pa martuar dhe merrte mjekim pasi kishte probleme të shëndetit mendor.

Në banesë është sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë. Ata jetonin në një shtëpi, por burri i Migenës punon taksi dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë.

Gjithashtu në banesë kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë sipas deklarimeve paraprake të tyre dhe nuk kanë parë gjë se si ka ndodhur ngjarja.

Të ngjashme