Lifestyle
Dimri demografik: Çiftet nuk duan më fëmijë, por kërkojnë qen dhe mace për t’i zëvendësuar
Demokracia
12:35 | 05 Janar 2022

Share:

Papa Françesku ka folur për “dimrin demografik” gjatë meshës së fundit teksa i kërkoi çifteve të martuara t’i mirëpresin fëmijët, nëpërmjet lindjes natyrale ose birësimit, në vend që të blejnë sa më shumë kafshë shtëpiake për t’i zëvendësuar.

“Shumë çifte nuk kanë fëmijë sepse nuk duan, ose duan vetëm një dhe jo më shumë por kanë mace dhe qen që zënë vendin e fëmijëve. Ky mohim i amësisë dhe atësisë të pakëson, na merr njerëzimin”, tha Papa gjatë meshës.

“Nuk mjafton të kesh fëmijë të quhesh prind. Qytetërimi ynë është pak jetim dhe kjo ndjehet. Është një ndjenjë kaq e keqe”.

Të ngjashme
Lifestyle • 01 Korrik 2024