Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bashka ka reaguar pas marrëveshjes së nënshkruar sot në Bruksel.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, e ka lartësuar partinë e tij për marrëveshjen e nënshkruar sot në Bruksel për energji, shkruan Demokracia.com.
Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht e ka kritikuar marrëveshjen për energji të vitit 2013 dhe 2015, ai sot ka lartësuar partinë e tij duke thënë se është dashur të vijë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje që të jetësohet kjo marrëveshje.
Reagimi i plotë i Bashës, pa ndërhyrje:
Kosova ka nënshkru marrëveshje për energjinë në vitin 2013 & 2015, dhe u dashtë Qeveria Kurti për me ardh në vitin 2022, për me implementu, që m’i dhanë fund pagesës së faturave të serbëve në veri!
Kurrë s’i kanë respektu as kta as marrëveshjet, e tash puna ma e madhe po na shkon duke ua përmirësu gabimet e tyre.
Bile mos folni se marre!. /Demokracia.com/