Lajme
Dimal Basha flet për fëmijët si peng të SBAShK-ut, por fëmijët e tij nuk jetojnë hiç në Kosovë
Demokracia
15:05 | 22 Shtator 2022

Share:

Dimal Basha, deputet i Kuvendit të Kosovës, sërish është marrë me grevën e SBAShK-ut, duke thënë se kërkesa e Rrahman Jasharajt dhe grevistëve është jo e sinqertë.

Ai sërish ka theksuar se greva duhet të ndalohet, pasi që fëmijët po vuajnë.

Por, z.Basha nuk dihet për cilët fëmijë po flet, sepse pasardhësit e tij biologjik nuk jetojnë në Kosovë.

“Greva duhet me u ndal, për shkak se janë t’u e vujtë fëmijtë tanë…”, e filloi fjalën e tij z.Basha, gjersa moderatori Xhemajl Rexha, e pyeti nëse i ka fëmijët në shkollat publike të Kosovës.

Z.Basha, me gjysmë zëri, tha se fëmijët e tij nuk jetojnë në Kosovë, duke tentuar ta shmang këtë pyetje.

“Jo, s’i kam në Kosovë, po s’është tema…Është çështje personale…S’i kam (në Kosovë), por muhabeti është këtu që greva me u ndal”, tha z.Basha në Kanal10 ditë më parë.

Të ngjashme