Lajme
“Dikush” nga profili i Haxhi Abdylit: Po më përqeshin se jam i drejtë
Demokracia
17:36 | 21 Shkurt 2023

Share:

Deputeti Haxhi Avdyli e ka bërë një postim mjaft interesant në Facebook, ku ka sulmuar disa media të caktuara pasi i raportuan disa statuse që me gjasë janë shkruar nga llogari me lokacion në Vietnam.

Avdyli nga një llogari e tij postoi gjëra të ndryshme të çuditshme, por më pas dha sqarimin se llogaria i ishte vjedhur.

Sidoqoftë, ai tash ka sulmuar mediet duke aluduar se për to nuk dihen “burimet e financimeve”. Nuk dihet saktësisht se për cilat media e ka pasur fjalën deputeti i Vetëvendosjes që është pjesë e partisë Guxo.

“Prandaj përqeshin, banalizojnë, shpifin kundër të gjithë neve që kemi ndihmuar e jetësuar ndryshimin e madh,”,  pretendon ai.

Më tej, ai ka pretenduar se sulmet po i vijnë pasi ai është “me qytetarë të ndershëm”, “në rrugë të drejtë” e të tjera.

Kujtojmë qytetarët se më herët Avdyli është distancuar nga postimet e tij nën pretendimin se janë bërë nga tjetërkush, prandaj ndoshta duhet ta marrin me rezervë edhe këtë postim.

Statusi i plotë:

Të ngjashme