Lajme
Dikur thoshte se ky shtet duhet të zhduket, Visar Korenica i VV-së në vizitë zyrtare në Izrael
Demokracia
18:24 | 13 Qershor 2023

Share:

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka qenë për vizitë zyrtare në Izrael.

Kujtojmë se sa kishte qenë kandidat i kësaj partie për kryetar të Rahovecit në vitin 2017, Korenica në njërin prej postimeve kishte bërë thirrje për zhdukjen e Izraelit.

Korenica kohë më parë përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, kishte bërë thirrje për zhdukje të Izraelit.

“Izraeli duhet të zhduket nga faqja e dheut!! Fundërrina aziatike në shërbim të terrorizmit islam kamikaz”, kishte shkruar Korenica.

Për të njëjtin postim më pas ai ishte arsyetuar, duke thënë se e ka pasur për ndryshime politike në atë vend, kurse për rastin kishte reaguar edhe Hashim Thaçi.

Më poshtë edhe postimi i plotë i Avdullah Hotit, ku shihet edhe prania e Korenicës.

Të ngjashme