Lajme
Dikur rrotullonin kamionët serbë| Publikohet grafiku që tregon se gjatë qeverisjes Kurti u rrit importi i mallrave nga Serbia
Demokracia
12:17 | 07 Qershor 2022

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një grafikë të importeve të Kosovës nga vendet e rajonit për vitin 2020 dhe 2021.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se gjatë vitit 2020 sa ishte kryeministër, Kosova importonte mallra nga Shqipëria më së shumti, kurse në qeverisjen e kryeministrit Kurti në vitin 2021, Kosova ka importuar më së shumti mallra nga Serbia me një rritje prej 76% për një vit.

Deputeti i LDK-së, ua ka kujtuar Vetëvendosjes reciprocitetin e premtuar me Serbinë që s’është zbatuar dhe rrotullimin e kamionëve me mallra serbe.

Postimi i plotë:

Më 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e dyta, ndërsa Serbia e treta.

Në vitin 2021, trendi ndryshon. Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%.

Një herë e një kohë, disa i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia. Një herë e një kohë, disa zotoheshin për reciprocitet. /Demokracia.com/

Të ngjashme