Gjatë merkatos së verës emri i James Rodriguez u afrua disa herë me Milanin, por edhe me klube të tjera të rëndësishme, ndonëse në fund, me t’u mbyllur dritarja e transferimeve duket se Rodriguez do të vazhdojë perëndimin aspak të bukur të karrierës së tij.
Fantazisti kolumbian, i cili u ble për 14 milionë euro nga Evertoni ka humbur hierarkinë e tij edhe në skuadrën e drejtuar nga Rafael Benitezi dhe sipas raportimeve të fundit James do të firmosë në Katar.
30- vjeçari, i cili paguhet 233 mijë euro në javë ka lënë Liverpulin ditën e djeshme dhe ka udhëtuar në Lindjen e Mesme për të vlerësuar ofertën më të mirë që do t’i vijë nga një prej klubeve të Katarit. Zhvillimet e fundit raportojnë për një akord me klubin e Al Rayan. /Demokracia.com