Sport
Dikur ishte yll i Real Madridit, Mesut Ozil sot përjashtohet zyrtarisht nga Fenerbahce
Demokracia
15:25 | 24 Mars 2022

Share:

Fenerbahce e ka “përjashtuar” nga skuadra Mesut Ozilin me efekt të menjëhershëm, njoftoi klubi turk.

Gjigantët e Super Ligës turke lëshuan një deklaratë të enjten pasdite duke konfirmuar se ish-lojtari i Arsenalit dhe Real Madridit nuk do të luajë për të ardhmen e parashikueshme, përcjell Demokracia.com.

“Lojtarët e ekipit tonë të futbollit Mesut Ozil dhe Ozan Tufan u përjashtuan nga skuadra sipas vendimit të marrë”, thuhet në komunikatën e klubit turk nga Stambolli.

Ozil e nisi fitoren 2-1 të së dielës ndaj Konyasporit si kapiten, por u zëvendësua në pjesën e parë.

Arsyeja e përjashtimit të tij dhe Tufanit nuk është bërë ende publike.

Sipas gazetës turke Aksam, Ozil u quajt ‘fizikisht i paaftë’ dhe luftoi me intensitetin e fitores së fundjavës së kaluar.

Ozil iu bashkua Fenerbahces në janar të vitit 2021 nga Arsenali.

Kulmi i karrierës së turkut me pasaportë gjermane ishte koha kur ishte pjesë e Real Madridit, ndërkohë që ishte njëri nga lojtarët kyç të mbretërve vite më parë. /Demokracia.com/

Të ngjashme