Lajme
Dikur “i lumtur që u zgjodh”, sot e qorton më të madhe për “dështim në premtime”: Profesori amerikan analizon Kurtin
Demokracia
20:18 | 01 Shtator 2023

Share:

Kur Albin Kurti u bë Kryeministër i Kosovës “u ndjeva i kënaqur”, ka shkruar në një editorial, profesori amerikan Alon Ben-Meir, por se tash, “mjerisht, më shumë se dy vite më vonë, Kurti ka tepër pak çka të dëshmojë për premtimet e tij”.

Ben-Meir afro tri vite të Kurtit, i sheh të kenë prodhuar pak, për të mos thënë asgjë, teksa në shkrimin e tij e trajton gjerësisht figurën politike të Kurtit, e në veçanti në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“U bë i fiksuar me atë çfarë thotë dhe bën Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe në veçanti deshi të vendos pushtet mbi komunitetin e serbëve etnikë në Kosovës, thuase pavarësisht e njëmendtë e Kosovës varet krejtësisht në besnikërinë e marrë të këtij komuniteti për flamurin e Kosovës”, ka shkruar profesori amerikan.

Ben-Meir, i cili kaherë ka mbajtur një qëndrim në favor të Kurtit si politikan, tashmë shprehet ndryshe; teksa Kurtit i kërkon “të ndryshojë”.

“Janë pesë fakte”, shkruan profesori, që Kurti “duket se i shpërfillë” dhe të cilat “do të kishin mund që dramatikisht të ndërrojnë kursin e Kosovës për të mirë”.

Të parin “fakt” që ai e liston është se “Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garantuesit përfundimtarë të pavarësisë së Kosovës”.

BE dhe ShBA, shprehet i bindur Ben-Meir “nuk do ofrononin ndonjë zgjidhje ndaj problemeve të Kosovës…që në çfarëdo rrethane do të komprometonin pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës”.

Janë vetë BE dhe ShBA, rikujton ai, që “e bën të mundshme Kosovën shtet” dhe se do të ishte “strategjikisht vetë-disfatë” heqja dorë prej tyre ndaj përkushtimin për Kosovën shtet.

“Kurti ka treguar shkurtpamësi duke mos ndjekur këshillat e tyre, dhe në vend që të forcojë lidhjet kyçe mes vendit të tij dhe BE-SHBA, ai i kundërshtoi ato, veçanërisht në lidhje me nevojën për zgjedhje të reja në zonat me shumicë etnike serbe në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.

Është “perpleksuese”, thotë profesori, se “pse” Kurti do t’i flakte tutje rekomandimet e ShBA’së dhe BE’së, kur mbështetja kryesore e Kosovë shtet, varet nga këto dy të fundit, shkruan Nacionale.

Në raport me serbët e veriut të Kosovës, Ben-Meir shkruan se Kurti “po i kushton kohë të tepruar…subordinimit të tyre ndaj doktrinës politike të tij”, siç thotë ai, “thuase kjo do të sigurojë pavarësinë e Kosovës”.

Tjetra. Po e “alienon” BE-në, sipas tij.

“Që nga dita kur erdhi në pushtet, Kurti duhej të kishte investuar pjesën më të madhe të kohës, burimeve dhe ndikimit politik për të përmirësuar në mënyrë drastike standardin e jetesës dhe cilësinë e jetës së çdo kosovari të zakonshëm”.

“Unë besoj se Kurti mund të ketë atë që duhet për të ndryshuar kursin dhe për t’u fokusuar në atë që populli dëshiron. Ata duan punë, duan mundësi, duan të rriten dhe të përparojnë, duan të ndihen të sigurt dhe të sigurt, duan të jenë të lirë të shprehen pa dëm dhe duan të dëgjohen. Kjo është një thirrje zgjimi dhe Kurti do të bëjë mirë ta dëgjojë para se të jetë tepër vonë”, ka shkruar profesori amerikan në editorialin e tij.

Të ngjashme