Lajme
Dikur e quante tradhti kombëtare, Kurti tash thotë se Serbia po e shkelë marrëveshjen e 2013-ës
Demokracia
20:50 | 06 Janar 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia e ka shkelë Marrëveshjen e Brukselit, ku është edhe pika e Asociacionit kur u dërgoi letra vendeve anëtare të BE-së, pasi Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim.

“Presidenti i Serbisë i ka dërguar letra vendeve anëtare të BE-së, sidomos pesë shteteve mosnjohëse kundër aplikimit të Kosovës në BE. Me këtë rast ajo e ka shkelë marrëveshjen më të dashur të Brukselit, atë të 19 prillit 2013, në pikën 14 ku thuhet se Kosova e Serbia nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën për integrimet evropiane. Pra marrëveshjen me 15 pika, ku gjashtë pikat e para janë për Asociacionin e ku është edhe pika e 14-të, është shkelë tashmë nga Beogradi prej momentit kur i kanë dërguar letra vendeve të BE-së”, ka thënë ai.

Kurti tha se kjo marrëveshje u ratifikua në Kuvendin e Kosovës, por s’është ratifikuar në atë të Serbisë, duke shtuar se “s’ka bazë ku thirren ata, sepse mbi atë marrëveshje tashmë ndodhet vetë këmba e Serbisë që e ka shkelë në pikën e 14-të”.

“Kosova, jo vetëm që është shtet i pavarur, por është aq shumë shtet i pavarur nga mosnjohja e Serbisë. Besoj që nervoza në Beograd vjen pikërisht nga kjo pavarësie e dyfishtë e Kosovës. Të pavarur si Republikë, por të pavarur edhe nga mosnjohja e Serbia”. /Demokracia.com/

Të ngjashme