Lajme
“Dijetari i Qeverisë”: Kurti boton edhe libra me paratë e shtetit, ky është i pari
Demokracia
09:20 | 08 Shtator 2022

Share:

Zyra e Kryeministrit e ka dhënë një tender në vlerë prej 5 mijë euro për botimin e një libri ekonomik. Sipas njoftimit të bërë, libri që do të botohet me paratë e shtetit është “The Economics of Gender”, i përkthyer në gjuhën shqipe dhe ai do të botohet sërish në gjuhën shqipe.

Një libër që flet për ekonominë shumë shpejt do të jetë në duart e lexuesve. Këtë libër ka vendosur ta “qes në dritë” vetë shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, që ka qejf të duket si njeri i lexuar.

“Ekonomia e Gjinisë” në gjuhën shqipe, kurse në anglisht “The Economics of Gender”, është libri që ka vendosur ta botojë Zyra e Kryeministrit të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Për botimin e tij është shpallur edhe një tender për të cilin janë paraparë të shpenzohen 5 mijë euro.

Zyra e Kurtit ka treguar se do të shtypen 500 libra të tilla.

Në dosjen e tenderit janë dhënë disa detaje për shtypjen e këtij libri, por nuk është treguar pse po botohet ky libër dhe kush e ka bërë përzgjedhjen e tij që të botohet.

“Specifikimet teknike duhet të përpilohen në mënyrë që të përputhen me qëllimin e prokurimit dhe të ofrojnë qasje sa më të madhe te operatorët ekonomikë të interesuar. Autoriteti kontraktues është veçanërisht i ndaluar të vendosë specifikim teknik që favorizojnë ose disfavorizojnë një ose me shume operatorë ekonomikë. Specifikat e librit për botim: 1. Dimensionet e librit: 24.5 cm x 19.0 cm, 2. Trashësia 2.9 cm (rikna) e cila mund të ndryshoj varësisht nga faqet. 3. Faqe: 512 devijimi (± 50 faqe) 4.Gramazhi i letrës brenda: 80 gsm 5. Kopertinat: 250 gsm – Gloss (Kopertina kolor e plastifikuar, brendia bardhezi) 6. Fonti: Times 7. Madhësia e fontit: 10pt standardi në tekst 8. Lidhja e librit duhet të jetë me ngjitës”, thuhet në njoftim.

Libri “The Economics of Gender”, që është përzgjedhur për botim, tregon se agjentët ekonomikë mund të jenë meshkuj ose femra dhe ata ndërveprojnë në familje, në firma dhe në tregje.

“Ky libër eksploron ato fusha të ekonomisë në të cilat këto dy fakte duhet të jenë në mënyrë eksplicite të përfshira, që analiza të jetë e vlefshme. Diskutohen tre lloje të kërkimit ekonomik: (1) modele teorike që përfshijnë dy gjini, (2) punë empirike që trajton ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet gjinive, dhe (3) analiza e politikave ekonomike që prekin gjinitë ndryshe. Secili kapitull në libër në përgjithësi merr në konsideratë të tre llojet e kërkimit. Pyetjet se, si dhe pse burrat dhe gratë janë të ndryshëm janë përforcuar gjatë gjithë këtij libri. Diskutohen dallimet racore, kulturore dhe klasore në modelet gjinore. Edhe pse teksti fokusohet në modelet bashkëkohore të SHBA-së, seksionet i kushtohen studimit krahasues të të tjerëve në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, si dhe për modelet gjinore gjatë historisë. Ne marrim një perspektivë aktuale në Pjesët II dhe III, duke shqyrtuar situatën në Shtetet e Bashkuara në thellësi për periudhën kohore që nga Lufta e Dytë Botërore dhe duke përdorur të dhënat më aktuale të disponueshme. Në pjesën IV, ne merremi me një perspektivë ndërkulturore dhe marrim parasysh kushtet në shoqëritë e tjera”, thuhet rreth përshkrimit të librit në Google, përcjell Demokracia.com.

Zyra e Kryeministrit ka treguar se afati i fundit për pranim të tenderëve/aplikacioneve është data 13.09.2022. /Demokracia.com/

Të ngjashme