Lajme
Digjet vetura e një televizioni kosovar në Zubin Potok
Demokracia
15:57 | 29 Maj 2023

Share:

Vetura e thyer pak orë më parë në Zubin Potok është djegur nga protestuesit serbë.

Gazetari Valmir Gallopeni ka raportuar nga vendi i ngjarjes se veturës i është vënë flaka.

Teve1 po e përcjell gjendjen në komunat veriore që nga orët e hershme të mëngjesit, ndërsa deri më tani janë dëmtuar veturat e disa medieve të Kosovës si dhe është sulmuar një gazetar.

Situata në veri është tensionuar që nga e premtja e kaluar ku e filluan punën kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore.

Të ngjashme