Situata është qetësuar pas eskalimit të saj në përfundim të pjesës së parë me dy tifozeritë që shkëmbyen grushte me njëri-tjetrin.
Ende pa filluar pjesa e dytë, kur skuadrat po dilnin në fushë, ishin tifozët e Gjilanit “Skifterat” që ndezën mjete piroteknike, raporton Demokracia.com.
Ngjyra e zezë mbuloi një pjesë të stadiumit për shkak të mjeteve piroteknike.
Sidoqoftë, pas tensioneve në fushë, pjesa e dytë ka filluar në Prishtinë.
Rezultati pas 45 minutave të para ishte i barabartë 0-0. /Demokracia.com