Lajme
Digjet shtëpia më e vjetër në Mitrovicë
Demokracia
21:05 | 31 Tetor 2023

Share:

Para disa minutash shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë u kaplua nga flakët.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit të cilët po tentojnë ta shuajnë zjarrin.

Shtëpia e familjes Koroglu ishte shtëpia më e vjetër në Mitrovicë.

Para disa muajve, siç thonin familjarët, për shkak të lagështisë u rrënua një pjesë e saj, ndërsa sot pasi filluan punimet për fillimin e konzervimit të saj nga Ministria, shtëpia u dogj në orët e vona./Mitropol/

Të ngjashme