Lajme
Digjet një veturë në rrugën Gjakovë-Klinë
Demokracia
12:26 | 05 Shkurt 2021

Share:

Para pak momentesh është raportuar për një veturë të djegur në Magjistralen Gjakovë-Klinë.

Zëdhënsi i Policis së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj për Demokracia.com ka deklaruar se është djegur një veturë në magjistralen Gjakovë-Klinë, përkatësisht në fshatin Mrasor.

Xhurkaj deklaroi se vetura është djegur vetëvetiu nga instalimi i dobët, dhe se nuk ka të lëndur.

”Sot në orët e hershme të mëngjesit është raportuar për një veturë të djegur vetëvetiu nga instalimi i dobët, vërtetuar nga pronari, dhe nuk ka të lënduar”, tha Xhurkaj./Demokracia.com

Të ngjashme