Lajme
Digjet një veturë në Ranillug, policia jep detaje për rastin
Demokracia
20:02 | 27 Dhjetor 2023

Share:

Në një parking në fshatin Ropotovë të Ranillugut të martën në mbrëmje një veturë është përfshirë nga flakët, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për Express se po punohet për zbulimin e rastit.

“Me datën 26.12.2023 rreth orës 19:20 kemi pranuar informacion se në një parking në fshatin Ropotovë e madhe një veturë me targa vendore pronë e R.J. mashkull kosovar ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe njësiti i zjarrëfikësve.  Zjarri është lokalizuar nga i cili përpos dëmeve materiale në veturë lëndime trupore nuk ka pësuar askush”, tha Hashani për Express.

“Hetues policor nga njësiti i hetimeve të përgjithshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, shtoi ai.

Të ngjashme