Lajme
Digjet një veturë me targa RKS në komunën e Zveçanit
Demokracia
13:31 | 08 Nëntor 2022

Share:

Edhe një tjetër veturë është djegur në Zveçan, për shkak të konvertimit të targave nga ilegale në RKS.

Sipas njoftimit të Policisë të Kosovës, vetura ishte pronë e një femre nga komuniteti serb.

“Policia e Kosovës, me datën 08.11.2022, ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një veture me targa RKS, pronë e viktimës femër kosovare e komunitetit serb, me banim në komunën e Zveçanit”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, ndërsa nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe zbulimin e akteve të tilla kriminale”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme