Një person është lënduar ditën e djeshme në fshatin Reqan të Prizrenit si pasojë e zjarrit që ishte shkaktuar në shtëpi.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme dhe se si pasojë e zjarrit është djegur një pjesë e çatisë së shtëpisë si dhe një pjesë e katit të dytë të shtëpisë, shkruan Demokracia.com.
Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
INCIDENT ZJARRI
Fsh. Reqan, Prizren 09.07.2022 – 11:20. Është përfshirë nga zjarri shtëpia pronë e ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Si pasoj e zjarrit është djegur një pjesë e çatisë së shtëpisë si dhe një pjesë e katit të dytë të shtëpisë. Gjatë fikjes së zjarrit një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësorë. Rasti në hetime. /Demokracia.com/