Lajme
Digjet një shtëpi në Malishevë
Demokracia
10:31 | 19 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura në fshatin Bubavec, të Malishevës.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, vlera e dëmit nuk dihet.

“INCIDENT ZJARRI/Fsh. Bubavec, Malishevë 18.02.2023 – 19:44.  Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar, shtëpia është djegur në tërësi. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, vlera e dëmit nuk dihet”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar më tej se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024