Lajme
Digjen katër shtëpi të pabanuara në Dumnicë të Epërme
Demokracia
09:35 | 12 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër shtëpi të pabanuara, të cilat përdoreshin për ushqim të bagëtive, janë përfshirë nga zjarri dje në fshatin Dumnicë e Epërme të Podujevës, raporton Demokracia.com.

Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar dhe zjarri është shuar, njofton policia.

“ZJARRVËNIE /Fsh. Dumnicë e Epërme-Podujevë, 11.05.2022-19:30. Është raportuar për një zjarri i cili kishte përfshirë katër (4) shtëpi të pabanuara të cilat ishin përdorur për ushqim të bagëtive. Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar. Zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve. Rasti mbete nën hetime”,  thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme