Lajme
Digjen edhe tri vetura në Veri, reagon Presidenca e Kosovës
Demokracia
16:33 | 15 Prill 2023

Share:

Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur se janë djegur edhe tri vetura në Veri të vendit. Ato i përkisnin një qytetari serb të Leposaviqit dhe nuk kishin targa RKS.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se policia ka dalë në vend të ngjarjes.

“Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka iniciuar rastin ‘zjarrvënie’ të cilin është duke e trajtuar”, tha Krasniqi.

Për këtë kanë reaguar edhe nga Presidenca e Kosovës.

Shefi i stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela, tha se strukturat ilegale të Serbisë janë duke i shënjestruar serbët që ata i shohin si bashkëpunues të institucioneve të Kosovës.

“Vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës! Tre makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes. Strukturat ilegale të Serbisë tani po synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet kosovare. Çdo autor do të dalë para drejtësisë!”, ka shkruar ai në Twitter.

Për rastet e tilla së fundi në veri të vendit kanë reaguar edhe ambasadorët e huaj, duke i dënuar këto akte dhune.

 

Të ngjashme