Lajme
Digjen dy vetura në parkingun e Aeroportit të Prishtinës
Demokracia
13:28 | 16 Tetor 2022

Share:

Një veturë është djegur tërësisht, ndërsa një tjetër është dëmtuar pjesërisht mëngjesin e sotëm në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Lajmin për Demokracia.com, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, derisa ka theksuar se nuk ka të lënduar.

“ Sot rreth orës 08:00, është raportuar se  në parkingun e  Aeroportit Ndërkombëtarë në Prishtinë , dy  automjete janë përfshirë nga zjarri.  Njëra nga veturat e tipit Mercedes,  është djegur tërësisht ndërsa tjetra (Audi) e cila ka qenë e parkuar në afërsi është dëmtuar pjesërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.  Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.  Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka treguar Ahmeti.

Lidhur me këtë, Klan Kosova ka publikuar pamjet.

Të ngjashme