Policia e Kosovës ka njoftuar se në Leposaviq janë përfshirë nga zjarri dy vetura me targa serbe.
Në raportin e Policisë thuhet se pronari i veturave ka arritur ta lokalizojë zjarrin, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe me benzinë.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Leshak, Leposaviç 25.03.2023, 23:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy veturat e tij me targa civile të shtetit të Serbisë janë përfshi nga zjarri dhe i njëjti ka arrit që ta lokalizoj zjarrin”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe me derivate (benzinë) me të cilën dyshohet se persona të panjohur ia kanë vënë flakën veturave. Rasti nën hetime./Demokracia.com/