Lajme
Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësorë
Demokracia
13:46 | 26 Qershor 2024

Share:

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri rreth orës 01:15 në mengjesin e së mërkurës në bodrumin e një objekti në rrugën “Ali Vitija”, në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka bërë të ditur se disa persona për shkak të tymit dhe panikut kanë marrë trajtim mjekësor.

“Rreth orës 01:15, është pranuar informata se disa vetura janë përfshirë nga zjarri në bodrumin e një objekti në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin, si dhe janë ndërmarrë veprime të tjera për të parandaluar çfarëdo lloj rreziku. Përveç dëmeve materiale​, për shkak të tymit të krijuar, panikut ose arsye të tjera të ngjashme, disa persona kanë marrë trajtimin mjekësor. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po vijon punën e saj me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme